Ancelotti bën surprizën e radhës për Neymar në listën e re të grumbullimit të Brazilit
Hapat e Neymarit drejt Botërorit po bëhen gjithnjë e më të vështirë, pasi sulmuesi i Santosit është lënë përsëri jashtë nga lista e përzgjedhur nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, për ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara. Brazili do të përballet me Francën më 26 mars, në Boston, dhe me Kroacinë, më 31 mars, në Orlando, përpara se Ancelotti të shpallë listën përfundimtare të Botërorit më 18 maj. Neymar, 34 vjeç dhe golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga tetori 2023, kur pësoi dëmtim të ligamentit dhe meniskut në gjurin e majtë. Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën për të luajtur në Botëror pas 90 minutave në barazimin 1-1 me Corinthiansin, një ndeshje ku ishin...
Burimi:
top-channel.tv