“Boom” në merkato, Manchester United tenton afrimin e talentit të Chelsea-t Cole Palmer
Nga Anglia vjen një zë i fortë merkatoje që përfshin Cole Palmer dhe Manchester United. Fantazisti i Chelseat, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit, raportohet se është i hapur ndaj një transferimi të bujshëm te “Djajtë e Kuq”, klub që ai ka simpatizuar që në fëmijëri. Palmer, i transferuar te Chelsea nga Manchester City në vitin 2023, po përjeton një periudhë reflektimi, mes zërave për pakënaqësi personale dhe dëshirës për t’u rikthyer më pranë familjes në Manchester. Sipas mediave britanike, lojtari nuk do të ishte i interesuar për një rikthim te City, por do ta mirëpriste një ofertë nga Manchester United. Nga ana tjetër, Chelsea nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë një prej elementëve kyç të projektit të saj...
Burimi:
sot.com.al