Burimi:
telesport.al

Foto © telesport.al
Boniek bën “skanerin” e Serie A: Interi është favorit për titullin, por kujdes Milanin
5 Janar 2026 10:49 Alfred Lleshi Gjatë intervistës për “Radio Anch’io Sport”, Zbigniew Boniek foli për rilindjen tek Interi e bashkombasit Piotr Zielinski: “Ka gjithçka, teknikë, luan mirë me të dyja këmbët, shumë i fortë. Dikur dukej i butë, tani ka arritur pjekurinë e plotë. Chivu i gjeti vendin, më parë ishte zëvendësues i Mkhitaryan, tani po merr hapësirën e tij. Piotr mund të japë shumë për Interin”. Sipas Boniek, Interi është favorit për titullin: “Ka një grup të plotë, lojtarë të mirë dhe alternativë në çdo rol. Kujdes Milanin, me trajner Allegrin, por me ekip të ndryshuar totalisht. Napoli dhe Juventusi janë gjithashtu në garë. Juve ka lojtarë, ambient, trajner, histori dhe tifozë. Yildiz është shumë i fortë, mund të bëhet yll i madh...








