Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Trajneri i Interit, Chivu tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Bolognës në Superkupën e Italisë. “Çfarë do të thoshte për mua të fitoja një trofe menjëherë? Nuk ndryshon asgjë për mua, nuk po kërkoj reputacion. Po shijoj rritjen e ekipit tonë. Që nga fillimi i sezonit, i premtuam vetes se do të luanim çdo ndeshje me dëshirë dhe ambicie. Meqenëse jemi këtu, edhe nëse ndoshta nuk e meritojmë duke qenë se nuk fituam asgjë vitin e kaluar, duam ta luajmë deri në fund”. “Ne e dimë çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar ekipe me potencial për të fituar trofe. Është një kënaqësi dhe nder të stërvit këtë grup. Ata kanë punuar shumë pavarësisht vështirësive dhe...