Bodo/Glimt i nxori nga Champions, Inter merr vendimin për Chivu-n – Balkanweb.com – News24
Disfata në Champions “djeg” akoma në shtëpinë zikaltër, por pavarësisht këtij eliminimi të hidhur përballë Bodo/Glimt, “martesa” ndërmjet Inter dhe Cristian Chivu është e destinuar të zgjatet në kohë. Stafi drejtues, me në krye Giuseppe Marotta, kanë shprehur besimin total ndaj teknikun rumun. Me Chivu-n në stol, titulli në Serie A duket një formalitet, aktualisht janë +10 nga Milan, rivali i tyre kryesor, ndërsa janë në garë me kohë të plotë edhe në Kupën e Italisë, ku kanë siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale. Shanset për të mbyllur sezonin me trofe janë shumë të mëdha. Për të shprehur besimin ndaj trajnerit dhe punës së bërë prej tij, Inter është gati t’i vendos në tavolinë një kontratë të re, e përmirësuar si në terma kohorë...
Burimi:
gijotina.com