Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Blatter kundër Infantos: Nuk e di nëse pasardhësi im është ai apo… Trump!
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, lëshoi kritika të forta ndaj pasardhësit të tij, Gianni Infantino, sidomos për afërsinë e tij me presidentin amerikan Donald Trump: “Nuk e di nëse pasardhësi im është ai apo Trump…” Blatter, simbol i fuqisë së futbollit botëror për dekada, që e përfundoi karrierën me skandal dhe pezullim, kritikoi Infanton për lidhjet personale me Trump: “Duket një lidhje personale ajo me Trump. Nuk jam i sigurt ku ndodhet trofeu i Kupës së Botës, gjithmonë është ruajtur në Cyrih. Ndoshta tashmë është në Shtëpinë e Bardhë… Tani duket se politikanët, nga njëra anë të Arabisë Saudite dhe nga ana tjetër të SHBA-së, do të marrin kontrollin”. Ish-presidenti i FIFA-s sulmoi edhe çmimin për paqen, akorduar Trumpit: “Futbolli nuk duhet të japë çmime...