Besëlidhja siguron play off-in, Vllaznia bie në shtëpi, Tirana dhe Apolonia korrin fitoret e radhës
Pas zhgënjimit në Ligën Unike, skuadra e Besëlidhjes është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 113-100 Teutën në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës. Një humbje që lë pasoja te skuadra e Teutës, që humbet për momentin një vend në katërshe. Lezhjanët e komanduan ndeshjen që nga fillimi, duke e merituar fitoren (Powers 25 pikë dhe Wright 24 pikë për Besëlidhjen). Pa probleme fiton Elbasani, që në fushën e tij mundi 100-81 Partizanin e vendit të fundit (Juelfs 34 pikë për elbasanllijtë). Fitore të vështirë korri Apolonia, që mundi 68-65 Pogradecin jashtë fushe. Ademokoya dhe Jackson realizuan 40 pikë së bashku për fierakët. Jashtë fushe fiton edhe Fieri Basket, që mundi 74-60 Flamurtarin. Green me 31 pikë e Anyanwu me 29 pikë u...
Burimi:
telesport.al