Besëlidhja mund Tiranën në duelin e kreut dhe nis shkëputjen, fitojnë edhe Vllaznia e Teuta

Besëlidhja mund Tiranën në duelin e kreut dhe nis shkëputjen, fitojnë edhe Vllaznia e Teuta

Janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja mundi 93-81 Tiranën në përballjen mes dy ekipeve më të mira, duke qëndruar e pamposhtur. Kampionët lezhjanë kalojnë me sukses provën më të rëndësishme. Një ndeshje e ekuilibruar për 30 minuta, ku të dyja ekipet dueluan fort. Vetëm në 10-minutëshin e fundit lezhjanët shkëputen falë 20 pikëve të Hysa dhe 18 të Alimani. Për bardheblutë u dallua Massie me 29 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Nuk zhgënjen Teuta, që në fushën e saj mundi me lehtësi 109-70 Flamurtarin në sfidën e dy skuadrave bregdetare. Pas një periode të parë të ekuilibruar, ekipi durrsak shkëputet e dominon falë 20 pikëve të Wright e 19 të Hughes. Fitore në sekondat e...