Besëlidhja dhuron spektakël në finalen e Kupës, triumfon 104-65 ndaj Tiranës (VIDEO)

Besëlidhja dhuron spektakël në finalen e Kupës, triumfon 104-65 ndaj Tiranës (VIDEO)

Besëlidhja dhuron spektakël në finalen e Kupës së Shqipërisë për meshkuj, me ekipin lezhjan që triumfoi me rezultatin e thellë 104-65 përballë Tiranës, shifra që nuk lënë vend për koment. Ky sukses kishte një shije të veçantë për Besëlidhjes pasi erdhi në 70 vjetorin e krijimit të Kupës së Shqipërisë. Në finalen e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimtraq Goga“ në Durrës, skuadra lezhjane nuk e vendosi finalen në asnjë moment në dyshim, rivalitet kishte vetëm në 10 minutat e para, (15-11 për lezhjanët), periodë ku ekipet më së shumti studiuan njëri-tjetrin. Më pas, skuadra e trajnerit Afrim Bilali mori kontrollin total të lojës duke nisur shkëputjen në periodën e dytë, e mbyllur në shifrat 55-27. Me Tiranën që e kishte të vështirë të reagonte,...