Besa ‘lan’ duart me objektivin, tre skuadrat e kreut tri fitore në transfertë
Kavajasit shpërdoruan avantazhin me Skënderbeun në një duel të drejtpërdrejtë për të bërë “lëmsh” Kategorinë e Parë. Pogradeci katër gola ndaj Kastriotit në Fushë Krujë. Kategoria e Parë luajti sot 5-së ndeshje për javën e 19-të ndërsa përballja Apolonia- Lushnja zhvillohet të dielën në orën 13:30. Ajo që u pa sot në terrenet sportive me skuadrat e nivelit të dytë futbollistik, lidhet me fitoret e tre skuadrave kryesuese në transfertë. Skënderbeu mposhti Besën, Laçi kaloi Burrelin ndërsa Pogradeci theu në Fushë Krujë Kastriotin i cili vinte pas një mori rezultatesh pozitive. Kategoria e Parë, java e 19-të: Sot ora 13:30 Korabi- Iliria 2-1 Burreli- Laçi 1-2 Kastrioti- Pogradeci 2-4 AF Luftëtari- Kukësi 3-1 Besa-Skënderbeu 2-3 Të dielën ora 13.30 Apolonia- Lushnja/Sportiim.al/ Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al