“Bëmë jo një, por tre hapa mbrapa”, Spaleti pas humbjes 5-2 nga Gallatasarai: Na ra karakteri dhe personaliteti

“Bëmë jo një, por tre hapa mbrapa”, Spaleti pas humbjes 5-2 nga Gallatasarai: Na ra karakteri dhe personaliteti

Juventusi ka marrë një nga humbjet më të thella në historinë e tij në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë janë mposhtur me shifrat 5-2 në transfertën kundër Gallatasarait. Pas përfundimit të ndeshjes së parë “play off” në Ligën e Kampionëve, Luçiano Spaleti ka dhënë përshtypjet e tij të para për “Sky Sports”. Trajneri italian është shprehur se ekipi bëri 3 hapa mbrapa me këtë humbje. Megjithatë, ai në fund ka thënë se lojtarët e tij duhet ta kontrollojnë lojën, pasi nëse nuk vihen në zotërim të topit, atëherë rrezikojnë së tepërmi për të pësuar. “E përfunduam dobët pjesën e parë. U përpoqëm të rivendosnim rendin, por na ra personaliteti dhe karakteri. Ne bëmë jo një, por tre hapa mbrapa. Jam i bindur që mund ta lehtësojmë...