Befasoi me Marokun në Katar, konferenca e lamtumirës së Regragiu këtë mbrëmje

Befasoi me Marokun në Katar, konferenca e lamtumirës së Regragiu këtë mbrëmje

Është folur prej muajsh por sot do të bëhët zyrtare. Valid Regragui (50) ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner i Marokut, pas humbjes dramatike kundër Senegalit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në shtëpi në janar. Europa mund të jetë në horizontin e tij për të vijuar karrierën si teknik. Largimi i Regragui nga Maroku do të njoftohet zyrtarisht sonte në një konferencë për shtyp, ku ai do të shpjegojë arsyet e vendimit të tij për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner. Favoriti për ta pasuar atë si trajner i “Atlas Lions” është Mohamed Ouahbi, trajneri aktual i ekipit maroken nën 23 vjeç dhe fitues i Kupës së Botës nën 20 vjeç tetorin e kaluar. Post...