Bayern Munich piketon portierin holandez si pasues të Manuel Neuer

Bayern Munich piketon portierin holandez si pasues të Manuel Neuer

12 Shkurt 2026 12:33 Alfred Lleshi Bayern Munich ka vënë në “shënjestër” Bart Verbruggen për verën e ardhshme. Sipas “talkSPORT”, portieri i Brighton është një nga profilet më të ndjekura nga klubi bavarez për sezonin e ardhshëm. Kontrata e Manuel Neuer skadon në qershor dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit e Bayernit po vlerësojnë alternativat. Verbruggen, portier i kombëtares holandeze, do të mbushë 24 vjeç në gusht dhe vlerësohet prej kohësh në “Allianz Arena. Në Brighton, situata shihet me qetësi. Klubi anglez e di se mund të realizojë fitim të rëndësishëm krahasuar me 16 milionë paundët e shpenzuar më 2023 për ta marrë nga Anderlecht. Gjithashtu, ata kanë një zëvendësues potencial brenda klubit, Carl Rushworth. Rushworth, ish-portier i U-21 të Anglisë,...