Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Bayern likuidon Heidenhaim me “poker”, Harry Kane arrin rekord historik (VIDEO)
“X” ndaj Mainz ishte thjesht një “blof”, një hap fals pa kosto, pasi Bayern Munich nuk njeh rivalë në Gjermani, “thyen” me “poker” golash Heidenhaim duke e dërguar diferencën në 9 pikë me B.Dortmund, rivalin më të afërt. 15 minuta lojë i mjaftuan për të zhbllokuar ndeshjen, me Stanisic që me kokë brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Bayern nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim dhe në minutën e 32-të, sërish pas një rrëmuje në zonë, ishte Olise që dyfishoi shifrat. Heidenham u përpoq të qëndronte në lojë, të paktën deri në minutën e 86-të ku Diaz trefishoi shifrat. Nuk mund të mungonte në këtë “banket” as Harry Kane me “bomberin” anglez që kompletoi “pokerin” e golave. Me këtë finalizim, Harry...