Bayern bën detyrën në transfertë, Asllani dhe Hoffenheim rigjejnë fitoren. Leverkusen kap Champions-in
Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 22-të në Bundesligë. Bayern Munich ka bërë detyrën duke fituar 0-3 në transfertën ndaj Werder Bremen. Bavarezët shuan dy gola në pjesën e parë me Harry Kane, një nga penalltia dhe tjetri me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 70-të, ishte Leon Goretzka që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren për bavarezët. Pas kësaj fitoreje, Bayern e çon sërish në 6 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Borussia Dortmund, që mposhti mbrëmë 4-0 Mainz. Hoffenheim është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në shtëpi 3-0 Freiburg. Sfida u zhllokua në fillim të pjesës së dytë nga Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës gjen golin e shtatë për këtë sezon, të parin për...
Burimi:
telesport.al