Bastoni është i pamundur, Deco gjen një tjetër super mbrojtës për Flick. Kushton 70 mln euro

Bastoni është i pamundur, Deco gjen një tjetër super mbrojtës për Flick. Kushton 70 mln euro

14 Shkurt 2026 19:37 Telesport Pavarësisht se dëshira e madhe e Hansi Flick për qendrën e mbrojtjes është Alessandro Bastoni, transferimi i italianit duket një mision i pamundur për katalanasit. Mediet spanjolle bëjnë me dije se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po punon në heshtje për t’i sjellë Hansi Flick një qendërmbrojtës të mirë dhe që plotëson profilin e kërkuar nga trajneri gjerman. Bëhet fjalë për Goncalo Ignacio, qendërmbrojtësin e Sporting Lisbon, i cili luan me këmbën e majtë ashtu siç e do Flick dhe ka aftësi për të qenë lider në repartin e tij. Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2030, Sporting Lisbon nuk është aspak nën presion për largimin e 24-vjeçarit, por do ta lejojë një gjë të tillë vetëm për shifrën...