Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi

Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi

Në aksin Torino-Milano, Kristjan Asllani është kthyer në një çështje jo pak shqetësuese. Inter pranoi huazimin me të drejtë blerje, me shpresën që Asllani të ngrihej në nivelin e pritshëm, në mënyrë që Torino të blej kartonin e tij në fund të këtij sezoni, për një çmim të fiksuar prej 12 milionë euro. Asllani vendosi veton në këtë transferim pasi kërkonte garanci sportive, diçka që Torino ia premtoi dhe e mbajti fjalën, duke e kthyer Asllanin në qendër të projektit në fillim të sezonit. Ndryshe nga se pritej, mesfushori kuqezi jo vetëm që nuk e shfrytëzojë këtë mundësi të artë, por pak nga pak humbi besimin e trajnerit Baroni dhe tashmë e sheh veten jashtë planeve të “demave”. Në ndeshjen e katër radhazi mes Serie...