Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Bardheblutë braktisin ndeshjen/ Kaos në Elbasani-Tirana
Një episod kaotik u regjistrua në ndeshjen mes Elbasanit dhe Tiranës, në stadiumin “Elbasan Arena”. Një penallti për vendasit në minutën e 77-të, solli braktisjen e ndeshjes për disa minuta nga bardheblutë. 11 metërshi i akorduar nga Laver Alla dhe i kthyer në gol nga Tsague, i cili barazoi 1-1, nuk është pritur mirë nga vendasit. Pas golit, Tirana braktisi ndeshjen duke shkuar në dhomat e zhveshjes. Pas një proteste që zgjati rreth tetë minuta në dhomat e zhveshjes, lojtarët e Tiranës u rikthyen në fushë.