Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Barcelona po punon për Vlahović, e sheh si zëvendësuesin perfekt të Lewandowskit
29 Dhjetor 2025 14:50 Alfred Lleshi Te Juventusi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes situata e Dušan Vlahović. Sulmuesi serb, aktualisht i dëmtuar dhe që mund të rikthehet në fushë vetëm në mars, ka kontratë deri në qershor 2026. Pavarësisht një nisjeje shumë të mirë sezoni, nuk ka pasur hapa përpara për rinovimin me bardhezinjtë. Kjo do të thotë se nga janari ai mund të nisë bisedimet me klube të tjera për një transferim me parametër zero, duke u bashkuar nga sezoni i ardhshëm. Interesi për ish-lojtarin e Fiorentinës është i madh dhe, sipas zërave nga Spanja, Barcelona është në “pole position”. Sipas “Marca”, katalanasit e shohin Vlahović si zëvendësuesin perfekt të Robert Lewandowskit. Klubi blaugrana ka nisur kontaktet e para për transferimin falas...