Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Frenkie de Jong, vetëm se kushton 80 milionë euro

Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Frenkie de Jong, vetëm se kushton 80 milionë euro

30 Qershor 2026 18:20 Telesport Pavarësisht se Frenkie de Jong është ende i ri dhe nën kontratë deri në vitin 2029 me Barcelonën, drejtuesit e klubit katalanas kanë filluar që tani të mendojnë për pasuesin e holandezit. Emri i parë në listë është ai i Ayyoub Bouaddi, një nga zbulimet e mëdha të këtij Botërori. Marokeni 18-vjeçar ka bërë për vete shumë klube të mëdha me paraqitjet e qëndrueshme gjatë sezonit të fundit te Lille, por mbi të gjitha me perfomancat e tij këtë Botëror. Dhe të mendosh që është vetëm 18 vjeç. Plani i Barcelonës është që të arrijë një marrëveshje paraprake me lojtarin hëdhe klubin e Lille dhe transferimi të kompletohet verën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e...