Barcelona përgatit festën e titullit të 29-të, sot 4 takime
Barcelona gati të hapë shampanjën. Ekipi Blaugrana pas ndalesës së Realit me Betis 1-1 dhe fitores së djeshme me Getafen 0-2 e ka dërguar në 11 pikë diferencën mes dy rivalëve të përjetshme në La Liga. Me pesë ndeshje nga fundi katalanasit kanë gjithë mundësitë të bëjnë gati festën dhe të mendojnë se në cilën fazë do të ceremonojnë titullin e 29-të në Spanjë. Nga ana tjetër në Madrid ka pllakosur heshtja. Los Blancos hedhin tutje një tjetër sezon pa trofe duke ngritur pikëpyetje të mëdha jo vetëm për stafin teknik por dhe lojtarë të caktuar. Pa kurryer elementë të tillë si Vinicius apo Belingam. Ndërkohë sot për javën e 32-të Vajekano- Sociedad, Oviedo- Elçe, Osasuna- Sevilja dhe Vijareal-Selta Vigo./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al