Barcelona nuk e llogarit Sevilla-n, 7 gola të shënuar në “Camp Nou”. Raphinha shënon tregolësh (video)
Barcelona ka marrë fitoren e katërt rresht në La Liga, duke fituar sot 5-2 ndaj Sevilla në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 28-të. Katalanasit shënuan dy herë me Raphinha nga pika e bardhë e penalltisë, në të dy rastet e fituar pas faullit në zonë ndaj Joao Cancelo. Në minutën e 9-të, Raphinha shënoi me panenka nga pika e bardhë. Në minutën e 21-të, braziliani sërish u tregua i saktë nga 11-metrat, këtë herë duke shënuar me një goditje të fortë me të majtën. Në minutën e 38-të, ishte radha e Dani Olmo për të gjetur golin, duke shënuar me të djathtën brenda zonës. Në minutën e fundit shtesë, Sevilla gjen golin e parë me Oso, i cili shënoi...
Burimi:
telesport.al