Barcelona në mëdyshje të madhe, njëri prej këtyre dy yjeve duhet të sakrifikohet me patjetër në verë
10 Shkurt 2026 17:40 Telesport Duke qenë se Barcelona do të afrojë me patjetër një qendërsulmues “big” në verën e ardhshme, kjo do të thotë që njëri prej Robert Lewandowski-t ose Ferran Torres, duhet të largohet me patjetër në verë. Nëse deri tani është përfolur shumë për largimin e polakut, pasi i mbaron edhe kontrata në fund të sezonit, “SPORT” zbulon një prapaskenë interesante. Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë të rinovojnë të paktën edhe për një sezon me Lewandowski-n dhe të nxjerrin në shitje Ferran Torres, për të cilin ka interes të madh në Premier League. Sulmuesi spanjoll do të “sakrifikohet” për të ndihmuar në sigurimin e shumës që do të paguhet për Julian Alvarez apo këdo tjetër që do të...
Burimi:
telesport.al