Barcelona në kërkim të një 9-shi, Raphinha mund të jetë çelësi…

Barcelona në kërkim të një 9-shi, Raphinha mund të jetë çelësi…

Tashmë dihet që Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi të mirëfilltë qëndror, pra të një 9-shi. Pas largimit të Robert Lewandowski-t, katalanasit janë të detyruar të ndërhyjnë në repartin e sulmit dhe të afrojnë një emër të sprovuar, për të arritur suksesin e munguar në Champions League. Dëshira kryesore e Barcelonës është Julian Alvarez, por po shqyrtohen edhe emra të tjerë. Për të siguruar fondet e nevojshme për 9-shin e tyre të ri, Barcelona mund të detyrohet të sakrifikojë njërin prej yjeve të saj. “Mundo Deportivo” zbulon se Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco nuk e përjashtojnë aspak mundësinë e shitjes së Raphinha-s këtë verë, si çelësi kryesor për të siguruar të ardhuruat për sulmuesin e ri. Për brazilianin, i cili sezonin e...