Barcelona, jep dorëheqjen presidenti Laporta
Ashtu siç pritej, Joan Laporta jep dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Barcelonës. Laporta mori këtë vendim për të bërë të mundur kandidaturën e tij për zgjedhjet e planifikuara për 15 mars 2026. “Po largohem me padurim t’ju shoh të gjithëve përsëri. Tifozët e Barçës janë të lumtur, ne e kemi rifituar gëzimin tonë. Po e lë klubin në një formë më të mirë sesa ishte pesë vjet më parë. Na është dashur të marrim disa vendime të vështira dhe duke pasur parasysh se si ka shkuar gjithçka, ndihemi krenarë. Lojtarët janë arkitektët e sukseseve të pesë viteve të fundit; ka shumë tituj. Disa na kanë shpëtuar, por do ta lëmë këtë për vitet e ardhshme nëse anëtarët votojnë për ne. ‘Camp Nou’ është projekti...
Burimi:
gijotina.com