Barcelona ia bën bajat Real Madridit, katalanasit fitojnë Superkupën e Spanjës edhe te femrat (video)

Barcelona ia bën bajat Real Madridit, katalanasit fitojnë Superkupën e Spanjës edhe te femrat (video)

24 Janar 2026 20:58 Telesport I njëjti skenar që ndodhi në Superkupën e Spanjës për meshkujt, përsëritet edhe te femrat. E luajtur në formatin “Final Four”, Barcelona eliminoi në gjysmëfinale Athletic Bilbao me shifrat 3-1, me të njëjtin rezultat Real Madrid fitoi në dërbin ndaj Atletico Madridin. Në finalen e amdhe të luajtur sot në Castellón de la Plana, Barcelona për femra fitoi ndaj rivalit historik, Real Madridit, me rezultatin 2-0. Fatin e pjesës së parë e vendosi goli i sulmueses holandeze, Esmee Brugts, e cila shënoi me kokë në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN Goli i sigurisë së fitores erdhi vetëm në shtesën e pjesës së dytë, ku Alexia Putellas u tregua e saktë nga pika...