Barcelona fiton titullin në “El Clasico”, Reali dorëzohet ndaj katalanasve
El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid pritej një sfidë e vështirë, por nuk rezultoi e tillë. Katalanasit thyen që në fillim madrilenët, me dy gola të shpejtë të shënuar në më pak se 20 minuta. I pari shënoi Rashford në minutën e 9-të të takimit, ndërsa Torres realizoi dhe të dytin në minutën e 18-të. Mjaftuan këto dy gola, që Barcelona të fitonte përballjen me rivalët historikë. Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 91 pikëve, duke qenë plot 14 pikë larg vendit të dytë, që mbahet pikërisht nga Reali. Katalanasit janë tashmë dhe matematikisht kampionë të La Liga-s për herë të 29-të në histori. Barcelona shpallet kampione tre javë përpara përfundimit të kampionatit.
Burimi:
javanews.al