Barcelona e gatshme të paguajë 100 mln euro, Atletico pranon largimin e Alvarez me një kusht: Të paguhet klauzola
28 Mars 2026 22:38 Telesport Përveçse do të ndeshen tri herë brenda pak ditësh, dy ndeshje për çerekfinalet e Champions League dhe një për La Ligën, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë dhe një tjetër “ndeshje” mes tyre, këtë herë në merkato. Tashmë dihet që objektivi kryesor i katalanasve për merkaton e verës së ardhshme është transferimi i Julian Alvarez, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë deri 100 milionë euro. Në anën tjetër, Atletico Madrid ka qartësuar sërish së fundmi që nuk e mendon largimin e sulmuesit argjentinas. Në rast se vetë lojtari këmbëngul të largohet, atëherë kjo gjë do të ndodhë vetëm në rast se paguhet klauzola e tij e lirimit që është 500 milionë euro. Kujtojmë se Alvarez është nën kontratë me...
Burimi:
telesport.al