Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Barça një “raketë”, ndaj Villareal “rrëmben” fitoren e 7-të radhazi, shpallen kampion dimri, Flick: Kam një ekip fantastik
Barça nuk di të ndalet, “thyen” 2-0 edhe Villarael duke siguruar fitoren e 7-të radhazi, një ecuri perfekte që konfirmon formën fantastike që po kalon ekipi i Hansi Flick. Fal këtij suksesi, Barça ruan diferencën prej 4 pikësh me Real Madrid. Në minutën e 12-të, Raphinha fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë u tregua i saktë duke zhbllokuar rezultatin. Sulmuesi brazilian flirtoi edhe me golin e dytë pak minuta më vonë, ku goditja e tij u përplas në traversë. Villareal vendosi jo pak në siklet Barçën, madje gjetën edhe golin e barazimit, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në momentin e tyre më të mirë, “nëndetësja e verdhë” mbeti me 10-të lojtarë ku në minutën e 39-të...