Balotelli shpërthen nga Dubai: Më thanë ‘uh uh, shko ha banane’. Mjaft është mjaft

Balotelli shpërthen nga Dubai: Më thanë ‘uh uh, shko ha banane’. Mjaft është mjaft

12 Shkurt 2026 8:06 Alfred Lleshi Mario Balotelli ka denoncuar se është bërë “viktimë” e fyerjeve raciste gjatë një ndeshjeje në Dubai. “Sot, gjatë një ndeshjeje, isha viktimë e fyerjeve raciste disa herë. M’u tha vazhdimisht: Uh, uh, uh, shko ha banane”, – shkroi ai në Instagram. “Unë gjithmonë e dënoj çdo akt racizmi, nuk e prisja këtu. Shpresoj të merren masa serioze për të shmangur që të përsëritet”, – shtoi “SuperMario”, i cili prej pak ditësh ka rifilluar karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, te Al-Ittifaq në Dubai. Balotelli ishte pa skuadër që nga viti i kaluar, pas përvojës zhgënjyese te Genoa. “Nuk mund të ketë absolutisht vend për racizmin në futboll apo në shoqëri dhe kjo sjellje nuk mund të konsiderohet normale, as...