Ballack shpërthen në lot, flet për herë të parë rreth vdekjes “së paimagjinueshme” të djalit 18-vjeçar

Ballack shpërthen në lot, flet për herë të parë rreth vdekjes “së paimagjinueshme” të djalit 18-vjeçar

Legjenda e kombëtares gjermane, Michael Ballack, ka folur për herë të parë publikisht rreth dhimbjes së madhe, pas humbjes së djalit të tij 18-vjeçar. Një tragjedi që e përshkroi si “të paimagjinueshme”. Ish-mesfushori gjerman rrëfeu se humbja e të birit është një proces shumë personal dhe i vështirë për t’u përballuar. “Është tepër emocionuese për mua të flas për këtë. Është një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë”, – tha ai, duke pranuar se ende përpiqet ta përballojë tragjedinë familjare ditë pas dite. Ballack theksoi se mbështetja e familjes dhe e njerëzve të afërt ka qenë vendimtare për ta ndihmuar të vazhdojë përpara: “Jam mirënjohës për njerëzit që kam pranë. Pa ta do të ishte shumë më e vështirë. E vështirë, nuk mund ta imagjinoni. Nuk...