Bale për Xabi Alonso: Më shumë se trajner, te Reali duhet të dish t’i menaxhosh egot e yjeve
24 Janar 2026 7:09 Alfred Lleshi Gareth Bale e njeh shumë mirë dhomën e zhveshjes së Real Madridit, ku kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij dhe fitoi pesë herë Champions League. Pas largimit të Xabi Alonso nga pankina e “Los Blancos”, Bale u pyet për arsyet pse aventura e trajnerit bask nuk funksionoi siç pritej. Fillimisht, uellsiani e mbrojti teknikun dhe theksoi cilësitë e tij. “Është një trajner i jashtëzakonshëm. Ka fituar atë që ka fituar me Bayer Leverkusen, ka ngritur trofe dhe e ka stërvitur ekipin në mënyrë të shkëlqyer. Por kur vjen te Real Madridi, nuk të duhet të jesh trajner, por menaxher. Duhet të menaxhosh egot në dhomën e zhveshjes”, – tha ai për “TNT Sports”. Bale nënvizoi edhe...
Burimi:
telesport.al