Bajrami pa zhurmë te Vllaznia, “muri” i shkodranëve drejt titullit
Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit. Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që pa shumë zhurmë mediatike është shndërruar në një pikë referimi për prapavijën kuqeblu. Me paraqitje të qëndrueshme dhe me një rritje të ndjeshme në aspektin e personalitetit, 24- vjeçari po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim brenda fushës. Këtë e dëshmoi qartë edhe në “Klasiken” e fundit ndaj Tiranës, të fituar 3-1 nga shkodranët. Në një sfidë me intensitet të lartë dhe presion maksimal, Bajrami ishte thuajse i pakalueshëm. Ai arriti të izolojë në mënyrë perfekte sulmuesin Tabeku dhe më pas edhe Ernest, duke mos u dhënë hapësira dhe duke fituar shumicën e...
Burimi:
gijotina.com