Baggio: E vuaj ende penalltinë e 1994-ës, nuk doja të transferohesha te Juventusi

Baggio: E vuaj ende penalltinë e 1994-ës, nuk doja të transferohesha te Juventusi

11 Maj 2026 9:08 Alfred Lleshi Roberto Baggio rrëfeu një nga plagët më të mëdha të karrierës së tij; penalltinë e humbur në finalen e Botërorit 1994 ndaj Brazilit. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, legjenda italiane tha: “U ndjeva fajtor karshi gjithë italianëve. Nuk kisha goditur kurrë një penallti mbi traversë. Ndjeja një turp të pafund, doja të zhdukesha. Me kalimin e kohës mëson të jetosh me të, por ajo plagë nuk mbyllet kurrë. E vuaj ende atë penallti”. Baggio foli edhe për raportin me Arrigo Sacchi gjatë Botërorit: “Më tha se isha për Italinë si Maradona për Argjentinën, por më zëvendësoi kundër Norvegjisë. Maradonën nuk do ta hiqnin kurrë”. Për mungesën në Botërorin 2002 nga Giovanni Trapattoni, ai tregoi: “Kisha punuar çmendurisht, por...