AXHENDA E SUPERIORES/ Supersfida e javës së 25-të luhet të premten, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve të ndara në tre ditë

AXHENDA E SUPERIORES/ Supersfida e javës së 25-të luhet të premten, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve të ndara në tre ditë

Kategoria Superiore do të kthehet me ndeshjet e javës së 25-të që të premten, pasi në planin e FSHF-së, sfidat e kësaj jave janë ndarë në tre ditë. Të premten do të luhet pikërisht supersfida e javës, dueli mes Egnatias dhe Dinamos që mund të jetë shumë përcaktuese për ecurinë në katërshen e parë dhe luftën për titullin. Të shtunën më pas luhet në Vorë sfida mes vendasve dhe Elbasanit me këtë të fundit si pritës për shkak të ndryshimit të stadiumeve dhe paralelisht, në Ballsh do të jetë Bylisi vendas ai që përballet me kryesuesit e Vllaznisë. Të dielën luhen dy ndeshjet e fundit, fillimisht dueli Tirana-Teuta, e më pas ai mes Flamurtarit dhe Partizanit që mbyll javën. JAVA 25 20.02.2026Egnatia – Dinamo ora...