Axhenda e Superiores për javën e 24-të, vëmendja te derbi i kryeqytetit

Axhenda e Superiores për javën e 24-të, vëmendja te derbi i kryeqytetit

Java e 24-të e Kategorisë Superiore ka ndeshje shumë delikate të cilat do të vendosin për fatin e skuadrave në të dy skajet e tabelës, ashtu siç edhe mund të jetë vendimtare edhe për fatet e trajnerëve që janë në dyshim në klubet përkatëse. Pas mesjavës së Kupës, ndeshjet kthehen me ritmin normal, të ndara mes të shtunës dhe të dielës. Gjithçka nis të shtunën me takimin mes Vorë dhe Egnatias, që intereson të dy krahët e renditjes. Ndërkohë, po në atë ditë luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Bylis, ku fitorja do të ishte e rëndësishme për secilën prej dy skuadrave, ndërsa humbja do të komplikonte planet e sezonit. Të dielën, vëmendja është padyshim te derbi i kryeqytetit në orën 19:30. Por ndoshta vëmendjen...