AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

Kampionati ka mbyllur sot javën e 18 të tij dhe gjysmën e parë të edicionit të rregullt, për të shkuar tashmë në pushimin e gjatë të këtij edicioni. Skuadrat e Superiores do të jenë pushim sa i përket kampionatit në tre javët e ardhshme, për t’u kthyer përsëri në fushë në mesjavën e 14 janarit, me datat dhe oraret e sfidave që mbeten të përcaktohen më të detajuara nga FSHF. Java e 19 do të dhurojë përballje shumë interesante, pasi do të ketë sfida direkte për katërshen e parë, si ato Teuta-Dinamo apo Vllaznia-Egnatia. Ka edhe një sfidë shumë të luftuar për mbijetesën, mes Bylisit dhe Tiranës. Ndërkaq, Elbasani pret Flamurtarin, kurse Partizani është “pritës në transfertë” ndaj Vorës, pasi në fakt me akordin mes...