AXHENDA E SUPERIORES/ Java e fundit për vitin 2025! Rikthehet derbi i kryeqytetit, sfidë që premton spektakël në Elbasan

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e fundit për vitin 2025! Rikthehet derbi i kryeqytetit, sfidë që premton spektakël në Elbasan

Java e 18-të e Superiores do të mbyllë edhe vitin 2025 në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshjen janë programuar më 23 dhe 24 dhjetor. Fillimisht të martën do të zhvillohen dy ndeshjet e para. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos rikthehet, ndërsa prej orës 18:00 do të luhet edhe Teuta – Egnatia. Java do të mbyllet me tri ndeshje të programuara për të mërkurën. Vora mat forcat fillimisht me Bylisin prej orës 13:30. Më pas interesante do të jenë edhe dy takimet e orës 16:30. Elbasani sfidon Tiranën, ndërsa Vllaznia mat forcat me Flamurtarin. Kështu do të mbyllen 18 javë të Superiores, ndryshe gjysma e kampionatit. AXHENDA E SUPERIORES, JAVA E 18-TË 23 dhjetor, e martë Teuta – Egnatia, ora 18:00 Partizani – Dinamo,...