Australian Open/ Alcaraz pa probleme, fitore e vuajtur për Sabalenka, kualifikohen edhe Gauff e Medvedev
23 Janar 2026 10:10 Telesport Ka startuar sot në Melburn raundi i tretë i grand slam të Australian Open. Numri 1 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-0 (6-2, 6-4, 6-1) ndaj Corentin Moutet. Një biletë për më tej siguron edhe rusi Daniil Medvedev, që mposhti 3-2 (6-7, 4-6, 7-5, 6-0, 6-3) Fabian Marozsan. Një përmbysje fantastike e rusit. Kualifikohet edhe amerikani Tommy Paul. Te femrat, fitore me vuajtje për numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka. Ajo mposhti 2-0 (7-6, 7-6) Anatasia Potapova, duke triumfuar dy herë në “tie break”. Fitore me përmbysje edhe për amerikanen Coco Gauff, që mundi 2-1 (3-6, 6-0, 6-3) Hailey Pabtiste. Më tej kualifikohen edhe çekja Karoline Muchova e kazakja Yulia Putinseva.
Burimi:
telesport.al