ATP Doha/ Alcaraz e nis me fitore, nr.1 mposht Rinderknech, suksesi i 150-të në karrierë në hard-court
Carlos Alcaraz vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të tenisit botëror. Në turneun Qatar Open 2026 në Doha, spanjolli kaloi me sukses raundin e parë pas një sfide jo të lehtë ndaj francezit Arthur Rinderknech. Carlos Alcaraz triumfoi me rezultatin 6-4, 7-6, por ndeshja ishte shumë më e luftuar sesa tregojnë shifrat. Në setin e parë, Alcaraz arriti të ruajë qetësinë në momentet vendimtare, duke shfrytëzuar më mirë rastet e tij për “break” dhe duke marrë avantazhin. Seti i dytë solli shumë më tepër tension. Rinderknech rriti ndjeshëm nivelin e lojës, shërbeu me forcë dhe e vuri në vështirësi spanjollin, madje duke krijuar dy pika seti. Pikërisht aty u pa forca mendore e Alcarazit, i cili i anuloi...
Burimi:
gijotina.com