Atletiko e Madridit turpëron Barcelonën, 4 gola që e afrojnë me finalen e Kupës së Mbretit
Spektakël në “Vanda Metropolitano”. Atletikoja e Madridit ka turpëruar Barcelonën, duke e mposhtur me shifrat e thella 4-0. Ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre nisi me një gafë nga portieri i katalanasve. Gardiani i portës së kuqebluve nuk arriti të ndalonte dot një pasim të ardhur nga mbrojtësi Garcia, çka solli autogolin e këtij të fundit që në minutën e 7 të takimit. Më pas ishte Antuan Grizmani ai që dyfishoi shifrat në minutën e 14, ndërsa në të 33-tën do të vinte radha e Ademola Lukmanit për të shënuar. Kur po kronometrohej minuta e dytë shtesë e pjesës së parë Alvarezi vulosi shifrat në 4-0. Barcelona ngushtoi shifrat me anë të Kubarsit në minutën e 52-të të lojës, por VAR-i e konsideroi golin të...
Burimi:
sportekspres.com