Atalanta pranon ofertën 35 milionë euro për Lookman, nigeriani është në mëdyshje
28 Janar 2026 16:52 Telesport Ditët e fundit të merkatos dimërore, e cila mbyllet më datën 2 shkurt, mund të kemi një lëvizje të befasishme të Ademola Lookman drejt Fenerbahce. Pavarësisht “paqes” së arritur së fundit, marrëdhënia mes anësorit nigerian dhe drejtuesve të klubit bergamask nuk është aspak e mirë, ndaj Lookamn mund të ndërrojë ekip këto ditë. “Fanatik” zbulon se Fenerbahce është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për Lookman, shifër brenda pritshmërive të Atalantës dhe klubi bergamask ka pranuar. Në anën tjetër, tani mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me lojtarin. Nuk është hera e parë që për Lookman ka interes konkret nga Superliga turke, më parë edhe Galatasaray ka tentuar transferimin e tij, por në fund vetë lojtari ka refuzuar....
Burimi:
telesport.al