Atalanta me fitore të madhe ndaj Bologna dhe i afrohet Europës, Napoli hap falas në shtëpi (video)

Atalanta me fitore të madhe ndaj Bologna dhe i afrohet Europës, Napoli hap falas në shtëpi (video)

Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, 0-2 ndaj Bologna, në trasnfertën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Protagonisti kryesor i takimit ishte Nikola Krstovic, me nga një gol në secilën pjesë. Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në vendin e 7-të me 28 pikë, duke iu afruar zonës së Europës, Bologna mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë. Pas dy fitoreve rresht, Napoli ngec sërish, këtë herë duke barazuar 2-2 ndaj Veronës, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”. Në minutën e 16-të, Martin Frese shënoi një gol shumë të bukur me finte, pas asistit të Cheikh Niasse, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 24-të, Alessandro Buongiorno prek topin me dorë brenda...