“Ata dy janë të panegociueshëm”, Jorge Mendes paralajmëron Real Madridin

“Ata dy janë të panegociueshëm”, Jorge Mendes paralajmëron Real Madridin

10 Qershor 2026 22:11 Telesport Agjenti i Vitinha, Joao Neves por edhe Jose Mourinho-s, ka paralajmëruar Real Madridin, që të mos tentojë për transferimin e dy yjeve të PSG-së, pasi janë të panegociueshëm. “Vitinha dhe Joao Neves nuk kanë qenë kurrë një opsion për askënd. Ata janë të panegociueshëm dhe janë shumë, shumë të lumtur te PSG; ata do të vazhdojnë të fitojnë trofe aty”, u shpreh Jorge Mendes në një reagim për Fabrizio Romano. Vitinha dhe Joao Neves janë përmendur shumë këto kohë si objektiv parësor i Real Madridit. Vetë lojtarët dhe tani agjenti i tyre, kanë vulosur njëherë e mirë të ardhmen e tyre te PSG, duke i bërë të qartë drejtuesve të Real Madridit, që duhet të ndjekin objektiva të tjerë.