Asnjë ekip italian në top 10-she, klubeve të Serisë A u ka humbur vlera e fanellës
Futbolli italian është larg shkëlqimit të dikurshëm. Klubet e Serisë A po çalojnë në fushën e lojës në kompeticionet e UEFA-s, duke humbur kështu dominimin e mëparshëm në arenën europiane. Rënia e nivelit në fushë ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e veta edhe te tifozët. Në listimin e kryer nga “Transfermarkt”-i, asnjë ekip italian nuk gjendet në top 10-shen e klubeve që kanë shitur më tepër fanella në vitin 2025. Barcelona udhëheq me 277 milionë euro të arkëtuara, teksa ndiqet nga Reali i Madridit me 231 milionë euro dhe Bajerni i Mynihut me 189 milionë euro fitime. Ndërkohë klubi italian me më tepër fanella të shitura në vitin 2025 është Milani, i cili renditet i 13-i. Ndërkohë Juventusi renditet i 15-i me 56...
Burimi:
sportekspres.com