Asllani titullar dhe më shumë se 30 minuta me një lojtar më tepër, por Besiktas nuk ia del dot ndaj Galatasaray-it (video)
7 Mars 2026 20:06 Telesport Supersfida e Stambollit, Besiktas-Galatasaray, është mbyllur 0-1 për miqtë, e vlefshme për javën e 25-të të Superligës turke. Kristjan Asllani e nisi si titullar këtë takim dhe luajti për 72 minuta, por pa ndihmuar dot ekipin të shpëtojë nga humbja. Asnjë minutë sot për Milot Rashicën. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pas një krosimi perfekt të Leroy Sane ishte i zakonshmi Victor Osimhen që shënoi me kokë. Goli i 11-të për nigerianin në kampionat dhe i 18-ti në të gjitha garat këtë sezon. SHIKOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Galatasaray-in. Nga minuta e 62-të e deri në fund, miqtë luajtën me një lojtar më pak pas ndërhyrjes aspak normale të Leroy Sane ndaj kundërshtarit. Në pjesën...
Burimi:
telesport.al