Asllani gol dhe asist. Hoffenhem me fitore spektakolare. “Ngec” Leverkusen, Leipzig fiton në frymën e fundit (video)

Asllani gol dhe asist. Hoffenhem me fitore spektakolare. “Ngec” Leverkusen, Leipzig fiton në frymën e fundit (video)

Hoffenheim është rikthyer te fitorja, duke ftuar 2-4 në transfertën ndaj Heidenheim, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të në Bundesligë. Ashtu siç ka ndodhur zakonisht këtë sezon, titullarë për Hoffenheim ishin tre yjet e Koaovës: Hajdari, Avudallahu dhe Asllani. Ky i fundit shkëlqeu me asist dhe gol. Hoffenheim e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë dopietës së Alexander Prass, me asiste nga Fisnik Asllani dhe Andrej Kramaric. Pjesa e dytë nisi sërish me gol për miqtë, falë golit të Asllanit, i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe pasi tentativa e parë nga shoku i skuadrës u ndal nga Diant Ramaj, portieri i Heidenheim, në tentativën e dytë, sulmuesi dardan e dërgoi topin në rrjetë. Goli i katërt u shënua...