Asllani dëshiron të qëndrojë gjatë me Beshiktashin, Zhegrova kthehet i fuqishëm me Juventusin
Adriatik BALLA Vijon paraqitja e mirë e lojtarëve shqiptarë me skuadrat e tyre në top-ligat europiane. Në Turqi luan një kontigjent i rëndësishëm i kuqezinjve. Ndërkohë, mësojmë se Kristjan Asllani ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe më gjatë te skuadra e Beshiktashit. Mesfushori Asllani iu bashkua Beshiktashit më 30 janar në formë huazimi nga Interi deri në përfundimin e edicionit 2025/26. Asllani i huazuar ishte edhe në pjesën e parë të këtij kampionati, te Torino. Beshiktashi e ka edhe opsionin e blerjes të kartonit të Asllanit. Reprezentuesi i Shqipërisë ka deklaruar se Beshiktashi është klub i madh që lufton gjithmonë për titullin e kampionit. “Erdha këtu si huazim, por dua të qëndroj edhe më gjatë. Ky është një klub i madh që gjithmonë lufton...
Burimi:
sot.com.al