Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
As Inter dhe as Napoli, ja ekipi që ka fituar më shumë pikë në Serie A për vitin 2025
30 Dhjetor 2025 20:50 Telesport Edhe pse Napoli fitoi titllin kampion në Serie A, pas një beteje të ngushtë me Interin, në fakt është një tjetër ekip që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë vitit kalendarik 2025. Vendi i parë mbahet nga Roma, verdhekuqtë kanë grumbulluar 82 pikë në Serie A gjatë vitit 2025, me një mesatare prej 2.22 pikësh për ndeshje. Vendi i dytë shkon për Napolin dhe Inter, të dyja ekipet kanë nga një emsatare pikësh 2.08, më pas vjen Milan me një mesatare 1.92 pikë. Napoli është skuadra që ka humbur më pak ndeshje këtë vit kalendarik, vetëm pesë, ndërsa Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola, 69.