Arteta: Zero frikë, do të japim gjithçka sepse kjo është një mundësi e jashtëzakonshme
Në prag të gjysmëfinales së dytë të Champions League mes Arsenal dhe Sporting, trajneri Mikel Arteta “ndez” atmosferën. Pavarësisht fitores 1-0 në Portugali një javë më parë, ai bën thirrje për një tifozeri të zjarrtë në “Emirates”. “Zero frikë. Dua zjarr të pastër në tribuna. Unë vetë jam ‘në zjarr’. Humbja ndaj Bournemouth ishte një zhgënjim i madh, i vështirë për t’u pranuar, veçanërisht në shtëpinë tonë”, deklaroi Arteta. Më tej, spanjolli tha: “Ajo që po përpiqemi të ndërtojmë është komplekse, kërkon përballimin e momenteve si ky. Fokusi tani është ekskluzivisht në Evropë. Qëllimi ynë është të arrijmë në gjysmëfinale. Nuk ka kohë për të menduar për fundjavën”. “Nuk jam i befasuar nga cilësia e Sporting. Ne e dimë sa shumë mund të na dëmtojnë:...
Burimi:
telesport.al